Ditën që ODIHR thotë se PD bën presion mbi administratën, Berisha bën hipokrizi: Mos i bëni presione politike administratës
Kryeministri Berisha, gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, ka kërkuar që të shmangen presionet politike mbi punonjësit e administratës shtetërore. Në të njejtën ditë ODIHR e akuzon në raportin e dytë se bën presion ndaj administratës. Ai ka kërkuar nga administrata që të votojë e lirë më 8 maj, pas asnjë lloj presioni politik.
U bëj thirrje punonjësve të administratës që çdo akt përpjekje për tu imponuar atyre qëndrime të caktuara, ta refuzojnë në mënyë kategorike dhe ju ganantoj se cilido prej tyre do të ketë mëbshtejten e kryeminsitrit theksoi Berisha, duke shtuar se administata është e lirë të ndjekë veprimtarinë politike që ajo dëshiron.
Deklarata e Berishës duket disi hipokrite, duke qenë se qeveria e drejtuar nga ai është akuzuar shumë hera se ka ushtruar presion politike mbi punonjësit e administratës. Kjo është bërë e ditur edhe në raportet e OSBE-së për zgjedhjet në Shqipëri.
Në këto raporte është thënë se qeveria ka shfrytëzuar administratën gjatë fushatave zgjedhore.