Terroristët planifikonin të sulmonin Festivalin Europian të Këngës, arrestohen
Ai është ndër aktivitetet më të mëdha në Europë. Festivali i këngës në Eurovizion rrezikonte të kthehej në një ferr të vërtetë pasi disa terroristë të Al Kaedas kishin planifikuar sulm më 14 maj në Dyseldorf. Policia gjermane ka arrestuar tre persona, anëtarë të Al Kaedas, të tre marokenë. Burimet kanë thënë për gazetën Bild se synimi i terroristëve, të cilëve iu është kapur shumë material shpërthyes, ishte Festivali Europian i Këngës. Arrestimet e policisë gjermane u bën pas shpërthimit në një kafene turistësh në Marrakesh të Marokut, ku vdiqën 16 persona. Sulmi u ndërmor nga Al Kaeda.