E Diel, 1 Nëntor 2026

“Ditët e kujtesës”, pjesëmarrës nga Shqipëria, rajoni dhe më gjerë bashkohen për të shkëmbyer përvojat

Nën titullin “Rënia e Simboleve – Përvojat e Transformimit”, studiues nga Shqipëria dhe vende të Lindjes diskutuan, në kuadër të Ditëve të Kujtesës, mbi atë që ndryshon pasi bie një simbol dhe si i kalojnë shoqëritë tranzicionet mes kujtesës, debatit dhe vlerave demokratike.

“Rënia e statujës së diktatorit ishte si fillim një akt simbolik, dhe pyetjet që ne i bëjmë sot janë: pasi bie një simbol, çfarë ndodh me shoqërinë, me reflektimin tonë? Kush e hodhi realisht atë statujë? Statuja ra, por a ngeli piedestali?”, tha Jonila Godole.

Perspektiva të mprehta, pyetje reale dhe hapësirë për zërin e publikut ishin pjesë e tryezës.

Ditët e Kujtesës shënojnë përvjetorin e rrëzimit të statujës së diktatorit dhe tranzicionin shqiptar.

Gazetare: Xhilda Kondi

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›