E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dituriai dhuron shkolles Gjon Buzuku kompjutera dhe libra

Në kuadër të ditëve të librit, shtëpia botuese “Dituria” i ka dhuruar shkollës 9 vjeçare “Gjon Buzuku”, 5 kompjutera dhe 450 libra për bibliotekën e kësaj shkolle me qëllim, që këto libra të shërbejnë për lexim jashtë klase për nxënësit. Drejtori i shoqatës së botuesve Petrit Ymeri thotë se zgjodhëm këtë shkollë që ndodhet në periferi të Tiranës, pasi edhe mundësitë i kanë më të pakta për të blerë libra.

Ndërkohë që drejtori i shkollës Fatos Kodra tha se kjo është një dhuratë shumë e bukur dhe e vyer për 1400 fëmijët e shkollës.

Në kuadër të ditëve të librit do të zhvillohen disa aktivitete si panairi i librit në ambientin e fakultetit Filologjik dhe një seminar për të drejtat e autorit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›