Arrestohen grabitesit ne Lezhe
Gjashtë persona kanë përfunduar në prangat e Policisë së Lezhës nën akuzën e vjedhjes së kryer në bashkëpunim. Gjatë finalizimit me sukses të operacionit “Blerja e fundit” është bërë i mundur arrestimi i shtetasve: Alberto Xhanaj nga Lezha, Indrit Ndreca nga Lezha, Gentjan Pjetri nga Lezha, Julken Medha, lindur e banues në Lezhë, Jetlir Qokaj, i lindur në Tropojë dhe banues në Lezhë, Ilir Kola lindur e banues në Lezhë.
Ndalimi i këtyre shtetasve është bërë pasi janë dokumentuar disa vjedhje banesash dhe biznesesh nga personat e lartpërmendur. Po ashtu po punohet për dokumentimin e disa ngjarjeve të tjera kriminale, për të cilat ka të dhëna se autorë të mundshëm janë pjestarë të këtij grupi kriminal kryesisht vjedhje banesash e lokalesh tregtie.