E Shtunë, 31 Tetor 2026

Divat e politikes dhene te tjeret pa dinjitet

TIRANE- Pervetesuesit e pasurise se te tjereve ne menyre te jashteligjshme kane ekzistuar dhe do te ekzistojne gjithnje ne nje shoqeri. I takon kesaj te fundit te krijoje filtrat dhe antidodat e duhura per ti neutralizuar. Ne opinionin publik shqiptar te tranzicionit vazhdojne te injektohen doza gjithnje e ne rritje zhvatesish te pasurise se perbashket e si ne trupin e nje te droguari uria e sasia per grabitje sa vjen e rritet. Kur mund te nderpritet ky vrap te marresh drejt ilegalitetit perballe pafuqise se hipnozes kolektive te shoqerise sone Duke fituar prej shume vitesh podiumin e podiumeve tapetin e kuq te divit dhe te vemendjes se te gjitheve politika ka marre dhe statusin e te berit cdo gje e te mos denimit e kalimit paq te krimeve. Kete vend prestigji te zoterimit te lajmeve ne Gazeta e edicione te lajmeve ua kane dhuruar mediat duke rene ne gracken e pasqyrimit te konfliktualitetit te vazhdueshem qe politika prodhon. Duket sikur me magji sapo ndizen projektoret mbi nje politikan verbohen te gjithe ata qe duhet te vigjilojne ne respektimin e ligjit e ata vishen me nje aureole te mistershme imuniteti.
Me shume mundime dhe ne raste te rralla pushtete e tjera - po aq te rendesishme sa politika - si media e drejtesia kane mundur te bllokojne cmenduri te prodhuara ne flagrance nga politika shqiptare. Kemi raste politikanesh dikur gjithnje ne podium tani te harruar e te shmangur nga ekranet projektoret e tapetet e kuq por dhe ceshtje si ajo e Marreveshjes se kufijve detare me Greqine te bllokuara e te rishikuara si rezultat i punes media-drejtesi-politike. Jane te pakta rastet sa mund te numerohen me gishtat e njeres dore por jane shembuj se si dhe per pushtete e tjera ka vend per te rikuperuar ne dinjitet. Shume ankohen por pak vete bejne nje reflektim te shkaqeve te verteta te cilesise se politikeberjes shqiptare te tranzicionit. Sa me pak dinjitet te kene media shoqeria civile artistet drejtesia aq me te shumte e te pangopur do te jene politikanet-zhvates te cdo gjeje.
Gazeta Shqiptare/BalkanWeb

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›