E Diel, 1 Nëntor 2026

Mblidhen ne Shqiperi 60 ish-bursante te Gjermanise nga Ballkani

Tirane 21 shtator NOA - Programi i bursave te Komitetit Lindor te Ekonomise Gjermane per Ballkanin Perendimor mbledh ne nje takim te trete rajonal gjate datave 22-26 shtator 2010 ne Vlore dhe Tirane 60 ish-bursante nga Ballkani Perendimor.

Ata jane nga Serbia Bosnje-Hercegovina Shqiperia Kroacia Maqedonia dhe Mali i Zi.

Qe nga viti 2004 Komiteti Lindor i Ekonomise Gjermane ne bashkepunim me Ministrine Federale per Bashkepunim Ekonomik dhe Zhvillim realizon programin e bursave te Ekonomise Gjermane Ballkanin Perendimor. Ky program i cili fillimisht ka nisur ne Serbi si Programi i bursave Zoran Djindjic eshte shtrire nga viti 2007 ne te shtate vendet e Ballkanit Perendimor.

do vit ne kuader te ketij programi 50 te rinj studente dhe te diplomuar zhvillojne praktika tre deri gjashtemujore ne kompani gjermane.

Ky program eshte nje shembull i shkelqyer i bashkeveprimit te angazhimit ekonomik dhe politikave per zhvillim ne rajonin e Ballkanit Perendimor. Kompanite gjermane pjesemarrese angazhohen duke u ofruar praktikanteve jo vetem nje veshtrim ne proceset e ekonomise se tregut ne Gjermani por dhe ne punen e menaxhimin e kompanive gjermane.

Ne kete menyre bursantet perfitojne nga pervoja e mbledhur gjate praktikes ne Gjermani te cilen vene ne jete pas kthimit ne Shqiperi.

Disa prej tyre pas kthimit jane punesuar ne kompani gjermane dhe kontribuojne ne menyre aktive ne forcimin e marredhenieve ekonomike me rajonin. Qe nga viti 2004 280 bursante kane kryer praktiken ne rreth 60 kompani gjermane lider. Ata jane pjese e nje rrjeti kuadrosh te rinj e te kualifikuar nga fusha te ndryshme te cilet ndertojne ura te rendesishme per te zhvilluar me tej ne te ardhmen shkembimin qe i kalon kufijte dhe pajtimin rajonal.

n.e/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›