Divjakë, gjendet trupi i njërit prej peshkatarëve të mbytur

Grupet e kërkim shpëtimit kanë gjetur trupin e njërit prej peshkatarëve të mbytur gjatë mëngjesit të djeshëm në Divjakë. Trupi i pajetë i Stavri Prendit u gjet rreth orës 07.30 të mëngjesit në brigjet e Spillesë dhe menjëherë është bërë e mundur nxjerrja e trupit nga uji. Burime policore thanë se rrymat e forta detare kanë spostuar trupin deri në zonën e Kavajës. Ndërkohë që gjatë natës nga kërkimet e policisë dhe forcave detare u bë e mundur edhe gjetja e trupit të pajetë të peshkatarit tjetër Vangjel Trungut vetëm 2 km larg vendit ku u mbytën