Fushë Krujë,vetëvaret në qeli i burgosuri

Një person që vuante dënimin në burgun e Fushë Krujës i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë. I dënuari Artan Paskali, 40 vjeç, është vetëvarur me çarçaf në dhomën e izolimit. Trupi i pajetë është gjetur nga personeli i burgut. Paskali ndodhej në dhomën e izolimit, pasi ishte përfshirë në një grindje me shokët e qelisë. Viktima ishte nga fshati Bubullimë i Lushnjës. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve të vetëvrasjes.