E Diel, 1 Nëntor 2026

Divjake shifra rekord ne eksportin e shalqinjve

Prodhimet bujqesore te Divjakes po konkurojnë prodhimet ballkanase dhe evropiane. Pjekja e hershme për shkak të klimes i ka dhënë mundësi zonës së Lushnjës dhe Divjakës të eksportojë sasi të konsiderueshme perimesh dhe zarzavatesh.

Çdo dite 200 ton shalqinj mblidhen ne transportohen per ne vendet fqinje e deri ne Çeki e Hungari. Sipas grumbulluesve kerkesa eshte shume me e madhe se mundesite.

Por per grumbulluesit, problem jane standardet. Një tjeter risi per kete vit eshte edhe eksporti i pjeprit qe ne vitet e kaluara nuk ka pasur interes nga tregu evropian. Deri ne mesin e korrikut pritet te eksportohen 6 mije ton prodhime bujqesore ne zonen e Divjakes.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›