Gjirokaster nis pastrimi i bimesise se eger

Skuadra specialistësh nga Drejtoria e Monumenteve të Kulturës në
Gjirokastër janë duke ndërhyrë për pastrimin e bimësisë së egër që ka
rrethuar monumentet në pjesën e brendshme të kështjellës.
Bimësia që ka arritur një fazë maksimale zhvillimi, po bëhej pengesë për vizitat në kala. Drejtori i Monumenteve të Kulturës për Gjirokastrën bën me dije se aksioni do të vazhdojë deri më 20 qershor dhe synon t'i shërbejë sezonit turistik.
Ai bën me dije se gjithashtu pjesa e jashtme e kështjellës prezanton një gjendje kritike, por ndërhyrja për pastrimin e bimësisë së egër në strukturën e mureve është shumë e vështirë dhe kërkon fonde që kjo drejtori nuk i disponon.
Bimësia e egër në muret e jashmte të kalasë ka shkaktuar çarje të mureve ndërsa po fiton terren edhe ndaj bimësisë miqësore me shpatet pasi ka pushtuar të gjithë kodrën e kalasë. 3 vite më parë specialistë italianë që studiuan mënyra për eleminimin e arrës së egër dhe fikut sugjeruan zhdukjen me injektim në sistemin e trungut dhe të rrënjëve të solucioneve me bazë acidin, ndërhyrje që do të kërkonte një fond të konsiderueshëm.