Divorcet, asnje rast i mbyllur ne pajtim
Tirane-Divorcet jane nje fenomen, qe konsiderohet si nje normalitet ne shoqerine ku jetojme. Ne gjykaten e rrethit gjyqesor Tirane, jane me dhjetra raste te cifteve, qe kerkojne te ndahen. Burime zyrtare te kesaj gjykate, bejne me dije se gjate vitit 2010, eshte perballuar nje fluks i konsiderueshem i ceshtjeve civile, pikerisht me objekt zgjidhje martese. Ne baze te statistikave te kesaj gjykate, duke krahasuar shifrat e tremujorit te pare te vitit 2010 me vitin 2009, vihet re nje tendence ne rritje e ketij fenomeni. “Shifrat tregojne nje trend ne rritje te ketyre ceshtjeve te gjykuara”, pohoi zedhenesja e gjykates. Numri i familjeve, ne te cilat bashkeshortet kerkojne nderprerjen e marredhenies mes tyre, shkon nga 271 te tilla ne tre mujorin e pare te vitit 2009, ne 276 per tre mujorin e pare te ketij viti pra te 2010, pra jane 5 ceshjte me shume. Nga analizimi i rasteve per paraqitura ne gjykate, mesohet se rritja e rasteve te divorceve, jane rrjedhoje sa e rritjes se numrit te banoreve, te cilet jane ne juridiksionin e kesaj gjykate, po aq edhe i rritjes se numrit te ketyre ceshtjeve qe gjykohen. Ndersa per sa i takon ceshtjeve te mbartura, burime te gjykates, thane se per te njejtat periudha, gjate vitit 2009 jane gjykuar 359 raste, ndersa ne vitin 2010 416 te tilla. Ajo qe vihet re nga rastet e gjykuara eshte se referuar periudhave 3-mujore te krahasimit, per te dy vitet qe konsultohen, e perbashketa eshte qe kerkesat per zgjidhjen e marteses jane bere me se shumti nga grate bashkeshorte. Keshtu referuar shifrave, vihet re se keto kerkesa jane respektivisht 168 dhe 157, kundrejt 123 dhe 126 kerkese-padi te bera nga burrat. Nje tjeter fenomen qe vlen per t’u permendur, eshte se sipas statistikave, rezulton se te gjitha ceshtjet qe kane perfunduar gjykimin, rastet e pajtimit te cifteve jane zero. Nje gje e tille, tregon se te gjitha ciftet qe kane arritur ne dyert e gjykates, nuk kane pranuar te kthehen mbrapsht nga vendimi i tyre fillestar per divorc.
R.Caushaj