E Shtunë, 31 Tetor 2026

Morti i nentefishte i Gjegjanit

Puke- Zija ka pllakosur nente familjet e aksidentit tragjik ku humben jeten 14 persona. Ne familjet e viktimave ne Puke, jane hapur dyert e mortit, kurse kuja e grave degjohet deri larg. Dhimbje, lot dhe ngushellime nga mijera njerez ne familjet Marku, Gjoni, Dyzeni, Mustafa, Lleshi, Prenga, Gjergji, Paloka dhe Pera. Familja Mustafa, nga Fushe-Arrezi, eshte me e prekura nga tragjedia, ndersa ka hapur e para dyert e zise pas humbjes se tre anetareve te familjes, Ademit, 52-vjec, Lavdies, 41-vjece dhe Elones, 12-vjece, kurse ne gjendje te rende ndodhen ne Spitalin Ushtarak edhe 4 femijet e tjere te familjes. Me shpresen e madhe per shpetimin e te plagosurve, qe tragjedia te mos kishte permasa edhe me te medha, te afermit luten te Zoti dhe mjeket qe t’u shpetojne jetet femijeve ne spital. Ashtu sic e ka dhe zakoni, trupi i te ndjereve vendoset ne oborrin e shtepise, kurse familjaret, kryesisht gra, i qendrojne perreth dhe vajtojne. Ne deren e hapur te shtepise hyjne e dalin banore, te aferm, miq dhe deri tek qytetaret e thjeshte dhe deputetet. Shtepi dhe njerez te thjeshte, te vrare nga hallet e jetes por edhe nga gjema qe u ra si rrufe ne qiell te hapur. Kafja e zeze e mortit shoqerohet me helmin e duhanit, per te shtypur ate dhimbje qe askush nuk e mban dot. Te humbjes se njekohshme te njerezve me te dashur.
Dje, per ngushellime, ka qene prezent edhe Kryeministri Sali Berisha, i cili theksoi se “ky ishte nje aksident i rende dhe humbja e tre familjareve te dashur eshte nje tragjedi dhe dhimbje e madhe per familjen Mustafa”. Por sipas kreut te ekzekutivit, ne zi nuk ndodhet vetem familja e te afermit, por edhe e gjithe Shqiperia. “Jemi te gjithe se bashku per ta perballuar kete gjeme. Uroj qe te gjeni forcen dhe kurajon per te perballuar kete dhimbje te madhe”, shtoi kryeministri, duke ndare dhimbjen me pjesetaret e familjes Mustafa. Me tej edhe ritet e homazheve dhe ceremonise mortore qe lane pas ankthin per fatin e metejshem te te lenduarve qe luftojne me vdekjen ne spital.
E gjithe zona e Fushe-Arrezit ka perjetuar dje diten me te keqe te saj, pasi humbi 14 jete qe nuk do te jene pjese e saj. Jo vetem familja Mustafa, por edhe tete te tjerat, qe moren ngushellime deri dhe nga kreret e shtetit per gjemen qe i pllakosi. Kryeministri Berisha ka vizituar dje edhe familjet Marku e Gjoni ne fshatin Shkoze te komunes Gjegjan, zone ku ndodhi edhe aksidenti fatal. Fillimisht kreu i qeverise u ndal ne familjen Marku, e cila ka humbur dy pjestare te familjes, Almen 33 vjece dhe Arsenin 8 vjec, nje femije qe nuk e gezoi dot shkollen dhe rritjen si gjithe te tjeret. Dhe nuk ka dhimbje me te madhe, ashtu sic e pershkruan edhe kryeministri Sali Berisha qe i drejtohet familjareve. “Per ju, si vella, per nenat, motrat, burrat, kjo eshte dita me e zeze e jetes. Dita me e rende dhe me e veshtire. Cfaredo qe te shprehin fjalet, ato nuk mund te shprehin pikellimin e madh per humbjen e nenes, djalit, per humbjen e te dashurve tuaj”.
Me tej siguron familjaret e te lenduarve se do te behet gjithcka qe tragjedia te mos thelloje dhimbjen dhe te shpetohen jetet e te plagosurve. Ngushellime jane percjelle edhe ne familjen e Paulin Gjonit, nje prej viktimave te aksidentit si dhe ne ate te shoferit te autobusit Zef Gjergji (Frroku). Madje kane qene oret me intensive te nje dhimbjeje te madhe, pasi me qindra e qindra njerez mbushnin rruget rurale dhe ate kombetare diten e djeshme, duke kaluar shtepi me shtepi per te percjelle ngushellime.

Rruga e fundit per nje fund tragjik

Rreth ores 13:30 te dites se shtune, pasi kishte mberritur me heret nga Puka, Zef Gjergji (Frroku), ka mbushur mjetin me pasagjere dhe eshte nisur drejt Fushe-Arrezit. Ne autobus kane hipur pasagjere nga fshatrat Shkoze, Gjegjan, Dom, Kimze, Kalivare, etj. Gjate rruges, drejtuesi i mjetit ka marre ne autobus edhe persona te tjere, banues ne zone. Deshmitaret thone se te pakten 15 persona kane zbritur nga mjeti dhe jane larguar ne banesat e tyre para se autobusi te mberrinte ne zonen ku ndodhi aksidenti. Drejtuesi i mjetit, Zef Gjergji, udhetonte cdo dite ne linjen Puke-Rreshen-Durres dhe anasjelltas duke kryer transport pasagjeresh. Ishte i vjeter ne profesion dhe nisej ne te gdhire, rreth ores 06:00 te mengjesit ne qytetin e Pukes dhe kthehej rreth ores 18:00 te mbremjes. Per shkak te ketyre orareve, si dhe nga levizja ne 300 kilometra cdo dite, drejtuesi i autobusit duket se ka ndjere edhe lodhjen e madhe, pervec motit te keq ne momentet e tragjedise. Nga verifikimi ne vendin e ngjarjes, ka rezultuar se pjesa e rruges ku ndodhi aksidenti nuk kishte sinjalistike dhe as trase mbrojtese anesore.

Viktimat e aksidentit:
Arsen Gjon Marku, 8 vjec, fshati Shkoze
Paulin Lazer Gjoni, 28 vjec, fshati Shkoze
Mimoza Mhill Dyzeni, 29 vjece, nga Kurbini
Adem Mustafa, 52 vjec, nga Fushe-Arrezi
Marte Ndue Lleshi, 31 vjece, Mamurras
Alma Nikolle Marku, 33 vjece, fshati Shkoze
Fran Llesh Paloka, 22 vjec, fshati Gojan
Gjovalin Gjin Pera, 15 vjec, nga Gjegjani
Prenge Dyzeni, 38 vjec, banues ne Kurbin
Zef Mark Frroku (Gjergji), 47 vjec, Gjegjan
Marie Prenga, 60 vjece, fshati Shkoze
Adela Paulin Prenga, 14 vjece, fshati Shkoze
Lavdie Hysen Mustafa, 41 vjece, Fushe-Arrez
Edona Adem Mustafa, 12 vjece, Fushe-Arrezi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›