E Shtunë, 31 Tetor 2026

Divorcet më të kushtueshme,kryeson Slavica Eclestone

THE LAUREUS WORLD SPORTS AWARDS AT THE ESTORIL CASINO, PORTUGAL -  16 MAY 2005Të martohesh me një të pasur dhe të bëhesh pjesë e një divorci është me të vërtet e kushtueshme. Divorci në fjalë është regjistruar mes bosit të Formula 1,Bernie Eclestone dhe bashkëshortes së tij Slavica Eclestone. Ata tanimë janë në krye të klasifikimit të kryer nga Sunday Times për listën e divorceve më të pasura.

Marrëveshja mësohet se ka që në vitin 2009 dhe është mbyllur me shumën 740 milionë paundë pas 23 vitesh që ndanin bashkë. Në vendin e dytë të klasifikimit vjen Irina Malandina e cila në vitin 2007 u nda nga milioneri rus Roman Abramovich kundrejtë marrëveshjesh me shumën prej 155 milionë paund. Vendin e tretë e ka Diana Jenkins e cila kishte bashkëshort  Roger Jenkins duke arritur divorcin në 150 milionë paund,thekson Daily Mail.   P.K

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›