Mila Kunis, femra më e dëshiruar nga të gjithë amerikanët
Nga Kate Upton tek Megan Fox, femrat që amerikanët i duan në shtrat
LOS ANGELES – Mila Kunis nuk është vetëm gruaja më seksi në botë, por edhe ajo me të cilën amerikanët dëshirojnë të shkojnë në shtrat.
Revista Detalis ka realizuar një sondazh me lexuesit e saj për të zgjedhur personazhin më të dëshiruar, dhe e fejuara e Ashton Kutcher hyri në vendin e parë. Dhe ta mendosh që ajo për hir të dashurisë ka vendosur të punojë më pak dhe të përqendrohet me shumë në jetën e saj private. Në pod është edhe modelja Kate Upton, vajza e kopertinës për Sports Illustrated, dhe Jennifer Lawrence, fituesja e çmimi Oscar, të ndjekura nga dy emra të zakonshme në lista të tilla si Jessica Alba dhe Megan Fox.
Por vendi i parë i Mila Kunis nuk është rastësi, pasi pak muaj më parë ajo ishte zgjedhur si gruaja më seksi në botë nga revista Esquire. Për aktoren seksi kjo është një periudhë magjike, jo vetëm pse është me dëshiruara e meshkujve, por edhe në kinema po shkon shumë mirë, ajo sapo ka prezantuar filmin Oz The Great and Powerful, që ka arritur që në fillim të jetë shumë i suksesshëm