E Martë, 3 Nëntor 2026

Divorcet në Korçë/ 256 kërkesa në nëntë muaj. Kërkesat më të larta nga emigrantët

Kërkesat më të larta për divorc në Qarkun Korçë, regjistrohen nga emigrantët. Largimi nga vendi kryesisht për shkaqe ekonomike bën që institucioni i familjes të mos mundet të ruajë baza të forta e më pas çifti përfundon në zgjidhje martese.

Sipas Kryetarit të dhomës rajonale të avokatisë në Korçë Arben Lena, një shtim i ndjeshëm i rasteve të divorceve është regjistruar pas periudhës së pandemisë ndërsa rendit disa prej shkaqeve që çojnë në zgjidhje e martesës.

“Ka pasur një shtim pas pandemisë, shkaqet e fenomenit janë të ndryshme duke filluar që nga shkaqet ekonomike, tradhtitë etj”, tha kryetari i Dhomës Rajonale të Avokatisë në Korçë, Arben Lena.

Situata komplikohet më tej në rastet kur martesa ka përfunduar me vite dhe kanë ardhur në jetë fëmijë me partnerë të tjerë.

“Në disa raste ka ndodhur që ndërkohë që vijnë për divorcë gjatë kohës që kanë qenë të larguar atëherë kanë lindur një fëmijë tjetër bashkëshortja me bashkëjetuesin e saj”, tha Lena.

Më tej Lena shton se pjesa më e madhe e divorceve kryhen vetëm me një seancë ndërmjetësimi, ndërsa nuk përjashton rastet e tërheqjes nga ky vendim të çifteve të reja. Sa i takon çifteve të vjetra, nuk shënohet asnjë rast i tërheqjes nga vendimi për t’u divorcuar.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›