E Shtunë, 31 Tetor 2026

Djajtë e Kuq në Madrid për Falcaon

Manchester United vazhdon të interesohet për Radamel Falcaon.

Sulmuesi kolumbian i Atletico Madrid pëlqehet shumë nga Sir Alex Ferguson, i cili është i gatshëm të derdhë në arkat e klubit “Los Colchoneros” plot 47 milionë sterlina, plus edhe kartonin e sulmuesit meksikan Javier Hernandez.

United, edhe pse me një dorë te titulli në Premier League, mposhti dje 0-2 Stoke City-n me golat e Carrick dhe Van Persie, ndërsa “El Tigre” shënoi një dopietë në ndeshjen e klsaj të diele kundër Granadas.

Për të ndjekur nga pranë bomberit kolumbian, Ferguson kishte dërguar në Madrid shefin e tij, Jim Lawlor.

Për Radamel Falcaon interesohen edhe klubet e Real Madrid, Chelsea, PSG dhe Manchester City.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›