Djali feston 11-vjetorin një ditë para babait të tij

Seamus Clarke dhe babai i tij James
Një djalosh nga Britania e Madhe do të festojë 11-vjetorin e ditëlindjes një ditë para se një gjë të tillë të bëjë babai i tij. I riu Seamus Clarke mbush 11 vjeç me 28 shkurt disa orë para babait të tij James. Kjo pasi, James i cili në fakt mbush 44 vjeç ka lindur me 29 shkurt 1968 dhe këtë vit do të festojë këtë vit për herë të 11 ditëlindjen.
Seamus zbuloi se ai do të mbushte 11 para meje, tregon James. Këtë ia ka treguar të gjithë miqve të tij në shkollë dhe ata janë kënaqur me këtë gjë është vërtet një gjë domethënëse për atë.
Nuk kam festuar shumë ditëlindje pasi kam lindur në një vit të brishtë por edhe kjo ka të mirat e veta. Në shkollë shpëtoja nga goditjet që u jepen atyre që kanë ditëlindjen, tregon 44-vjeçari. /F.S/