Raporti i komisionit hetimor Spahiu
E hene 27 Shkurt 2012 1809
KUVENDI I SHQIPERISEKomisioni parlamentar ngritur per shkarkimin e ish-zv/kryetarit te KLD Kreshnik Spahiu i propozoi Kuvendit te dorezoje ne prokurori dhe KLSH raportin hetimor.
Anetaret demokrate te komisionit te njeanshem pretenduan se kane zbuluar shkelje te renda te Spahiut ne detyren e numrit 2 te KLD. Ata renditen si abuzime angazhimin e tij ne Aleancen Kuq e Zi ku sulmoi procesin e censusit nderrimin e kombesise apo perpjekjet per Shqiperine etnike. Kreshnik Spahiut iu faturuan si abuzim financiar levizjet jashte shtetit madje u theksua se ka udhetuar pa lejen e eprorit presidentit te republikes. Te gjithe kete tha Alibeaj e ka bere vetem per nje qellim. Komisioni argumentoi se doreheqja e Spahiut nga KLD nuk ka vlere dhe u be per tju shmangur hetimit. Te enjten raporti do te votohet ne parlament. Opozita nuk u be pjese e komisionit duke e konsideruar ate nje proces anatemimi nga mazhoranca ndaj Spahiut pasi ai deklaroi themelimin e nje force politike. Dhe diten e shtune ne Durres drejtuesi i Aleances Kuq e Zi perdori nje retorike te ashper ndaj PD.ShareTweet