Djali i Colin Farrell, me një sëmundje të rrallë
Aktori i njohur amerikan, Colin Farrell, ka bërë të ditur gjatë një emisioni, se djali i tij 7-vjeçar, James, vuan nga një sëmundje e rrallë. Sëmundja quhet Sindroma e Angelman dhe prek një fëmijë në 30 mijë. Kjo sëmundje ka të bëjë me problemet në të ecur, në të folur dhe shkakton kriza epileptike. Djali im është inteligjent, nuk ka probleme në të folur, por ecën si një 4-vjeçar. Përveç kësaj, është një fëmijë shumë i lumtur, ka thënë aktori, i cili është duke mbledhur fonde për kërkime mbi këtë sëmundje, duke qenë se deri më tani nuk është bërë asnjë studim.