Eliza i tregon tatuazhin presidentit Topi (FOTO)
Eliza Dushku nga sot është qytetare shqiptare, pasi presidenti Topi nënshkroi dekretin për nënshtetësinë e saj.
Presidenti Topi ka kryer edhe një pritje në Presidencë me këtë rast, kur përveç Elizës, ka qenë i pranishëm edhe aktori Blerim Destani dhe fotografi Fadil Berisha.
Gjatë takimit, Eliza nuk ka përtuar që ti tregojë presidentit një tatuazh në qafë me simbolin e flamurit.


