Djali i Toto Rines plan per te vrare ministrin e drejtesise

Ministri italian i Drejtësisë Italia tronditet nga një deklarata e bujshme e Luixhi Ricës. Sipas bashkëpunëtorit të drejtësisë, djali i Toto Rinës, bosit të mafias siçiliane, Xhuzepe Salvatore (Rina), kishte planifikuar vrasjen e ish-ministrit të Drejtësisë, Anxhelino Alfano.
Salvatore u lirua nga burgu të dielën dhe vetëm 24 orë më pas mediat zbuluan se gjatë kohës që Rica ndodhej në burgun e Padovës, mori një mesazh për një urdhër të dhënë nga Rina Junior për të vrarë Alfanon.
Për këtë tashmë kanë nisur hetimet nga prokuroria, e cila po kërkon të zbardhë ngjarjen e vitit 2009.
“Kur isha në burgun e Padovës, Umberto Beloço dhe Xhuzepe Rina, më jepnin mesazhe që t’ua dërgoja të burgosurve të tjerë. Në një prej këtyre mesazheve flitej për planifikimin e vrasjes së ministrit Alfano, i cili kishte kishte shtuar nenin 41 në ligjin për të burgosurit, pas së cilit u rritën ndjeshëm masat e sigurisë për të dënuarit e mafies”, zbuloi Luixhi Rica.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
"Qeveria s’kontrollon evazionin"
KLSH: Nga 106 mijë biznese, vetëm 55% paguan kontribute
Kasat fiskale shtypen për procedurë
Eurozona shtyn vendimin për Greqinë
Itali, familja Kercher e indinjuar
Bulqiza, toka ku bëhet pazar me vdekjen