E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan ekzekutohen 13 shiite ne Kueta


Persona të armatosur kanë sulmuar një autobus me myslimanë shiitë në jug-perëndim të Pakistanit, duke vrarë 13 persona dhe duke plagosur gjashtë të tjerë.

Sipas policisë lokale, sulmi ndodhi në afërsi të Kuetës, kryeqytet i provincës së Balocistanit.

Sipas burimeve, atentatorët detyruan pasagjerët të viheshin në rresht dhe më pas i pushkatuan. 11 nga personat e vrarë dhe 4 nga të plagosurit ishin shiitë.

Në vitet e fundit ka pasur një seri atentatesh me bombë dhe armë zjarri ndaj minoritetit shiit në Pakistan.

Dy javë më parë, 26 pelegrinë shiitë u vranë në të njëjtën mënyrë nga një grup i armatosur, në rajonin e Mastungut, po në Balocistan.

Ndërsa një muaj më parë një taksi-bombë shpërtheu në një parking pranë një xhamie shiite në Kueta, duke vrarë 11 persona.

Sulmi i fundit ndodhi mëngjesin e së martës. Policia tha se autobusi ishte drejtuar për në një treg, ku pasagjerët do të zbrisnin për të punuar.

Si reagim, banorë të komunitetit shiit kanë protestuar duke bllokuar rrugën kryesore pranë Kuetës dhe duke i vënë zjarrin autobusit që u sulmua.

Myslimanët shiitë janë minoriteti më i madh në Pakistan. Ata janë kryesisht të etnisë Hazaras dhe thonë se rreth 600 anëtarë të komunitetit të tyre janë vrarë në sulmet sektare që prej vitit 2002.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

"Qeveria s’kontrollon evazionin"
KLSH: Nga 106 mijë biznese, vetëm 55% paguan kontribute
Kasat fiskale shtypen për procedurë
Eurozona shtyn vendimin për Greqinë
Itali, familja Kercher e indinjuar
Bulqiza, toka ku bëhet pazar me vdekjen

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›