E Shtunë, 31 Tetor 2026

Djali i William dhe Kate do të quhet George Alexander Louis

LONDER – Më në fund bebushi mbretëror ka një emër, ai do të quhet George Alexander Louis dhe do të njihet si princi George i Kembrixh.

Lajmi u publikua nga burime zyrtare të Pallatit Mbretëror. Sot princi u njoh me stërgjyshen e tij, mbretëreshën Elizabeth dhe xhaxhain Harry. Mediat vendase nuk përjashtojnë mundësinë që mbretëresha të ketë ndikuar në zgjedhjen e emrit.

Princi, i lindur të hënën në orën 16:24 minuta, është i treti në radhë për marrjen e Fronit të Mbretërisë së trashëgueshme të Anglisë.

E ardhmja e Alexander Louis është më e përcaktuar se ajo e ndonjë të sapolinduri tjetër. Ai do të trashëgojë një prej froneve më të vjetër mbretërorë të botës.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›