Ksamil, policia ndërhyn me forcë në një lokal, shoqëron në komisariat të gjithë personelin
KSAMIL – Policia në Ksamil ka ndërhyrë me forcë në lokalin ‘Lion Park 2’, duke shoqëruar në komisariat personelin e lokalit. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se forcat e policisë kanë bastisur lokalin rreth orës 18:00, kur ai ishte i mbushur me turistë të shumtë, dhe kanë shoqëruar pa asnjë shpjegim në komisariat të gjithë kamerierët dhe menaxherët e lokalit.
Pronari i lokalit, Lulëzim Sallaku deklaroi për “News24” se lokali është hapur përpara katër ditësh dhe disponon të gjithë dokumentacionin e nevojshëm në përputhje me ligjin.
Por sipas tij, policia nuk ka kërkuar të verifikojë asnjë dokument, por ka bastisur lokalin pa dhënë shpjegime.
“Policia nuk kërkoi asnjë dokument, hyri brutalisht. Dhunimi i lokalit dhe stafit u bë nga forcat e rendit, të cilat shoqëroheshin nga kreu i komunës. Dhuna e policisë, e pa pajtueshme, kaloi në reprezalje.”- deklaroi Sallaku.
(er.nu/BalkanWeb)