E Diel, 1 Nëntor 2026

Djali vret të atin me kallashnikov pas një konflikti banal në Valias

ambulanca-vetevarjeTiranë- Një 56-vjeçar është vrarë nga i biri i tij mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Policia e Tiranës tha se krimi brenda familjes ka ndodhur rreth orës 22:30 në zonën e Valiasit për motive banale.

Policia tha se viktima Rasim Leka është qëlluar nga i biri E.Leka me armë zjarri tip kallashnikov. Sipas të dhënave viktima ka qenë në gjendje të dehur dhe i ka drejtuar armën të birit duke i kërkuar llogari përse nuk punonte.

Por djali në nxehje e sipër i ka rrëmbyer të atit duke e qëlluar për vdekje. Policia ka arrestuar djalin dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të këtij krimi të rëndë që raportohet se është zhvilluar në prani të vajzës së familejs Leka.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›