E Diel, 1 Nëntor 2026

Djegia e fleteve te votimit KQZ shtyn vendimin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtyre per nje date ende te pacaktuar vendimin per djegien e fleteve te votimit. Shtyrja e mbledhjes eshte kerkuar nga perfaqesuesi i PD-se Njazi Kosovrasti dhe me pas eshte miratuar me shumice votash edhe nga anetaret e KQZ-se.

Sipas Kosovrastit kryetari i grupit parlamentar demokrat Astrit Patozi i ka derguar nje homologut te tij ne Partine Socialiste Gramoz Ruci per fletet e votimit por ende nuk ka marre pergjigje prandaj edhe mbledhja e KQZ-se duhet te shtyhej ne pritje te nje pergjigje.

Nderkohe me heret perfaqesuesi i PS-se Genc Gjoncaj kerkoi mosdjegien e fleteve te votimit ne nje kohe kur palet ende jane ne negociata. Sipas tij fletet e votimit duhet te ruhen edhe per nje vit pasi asgjesimi i tyre ne kete moment do te pengonte hetimin e zgjedhjeve.

Gjithashtu Gjoncaj theksoi se edhe kuadri ligjor ne fuqi e pengon asgjesimin e fleteve te votimit duke shtuar se djegia do te sillte edhe zhdukjen e provave qe mund te jene ne kutite me materialet zgjedhore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›