E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligori Padia nuk na tremb Halimi ti pergjigjet pyetjes se PS-es

Deputetja e PS-se Shegush Ligori ka reaguar menjehere pas padise se ngritur ndaj saj nga deputeti i PD-se Eduard Halimi. Ne nje konference per shtyp deputetja Ligori theksoi se kallezimi i bere nga deputeti demokrat nuk e tremb as ate dhe as Partine Socialiste.

Ne i beme nje pyetje deputetit Halimi dhe ai nuk gjeti kurajon te pergjigjet theksoi Ligori duke shtuar se Partia Socialiste disponon edhe dokumentin qe verteton se Halimi ka lidhje me nje kompani bixhozi prane qeverise.

Ajo shtoi gjithashtu se Halimi duhet te paraqese ne prokurori edhe dokumentin qe PS-ja e ka marre ne faqen e internetit te kompanise Vision construction dhe Halimi gjendet i regjistruar edhe ne QKR dhe punedhenesi i tij eshte Arjan Tartari.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›