E Diel, 1 Nëntor 2026

Djegia e mbeturinave në landfillin e Krujës, tymi i dendur kthehet në shqetësim për banorët

Kanë kaluar më shumë se 2 javë nga zjarri ne landfilin e qytetit të Krujës dhe ka akoma vatra zjarri që aktivizohen herë pas here.

E gjithë zona, sidomos në mëngjes është e mbuluar nga tymi që çlirohet nga djegia e këtyre mbeturinave.

Më i prekur  nga kjo ndotje është qyteti i Krujës si dhe fshati Halil i këtij qyteti.

Akoma nuk ka njeri të shoqëruar apo të ndaluar për vënien e qëllimshëm të këtij zjarri nga ana e policisë.

Zjarrfikësja sipas banorëve vjen vetëm një herë në mëngjes dhe nuk duket më. Tymi i dendur në zonë ka krijuar tek ata një shqetësim të madh për shëndetin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›