Djemtë duhen lejuar që të veshin funde në shkollë
Share
Djemtë duhen lejuar që të veshin funde në shkollë për shkak se uniformat nuk duhet të jenë diskriminuese. Kështu shprehet Tam Baillie, Komisionieri për Fëmijët dhe të Rinjtë në parlamentin skocez.
Në këtë mënyrë ai ka dalë në mbështetje të vogëlushit 13 vjeçar Luca Scarabello, që po lufton për ndalimin e uniformave specifike sipas seksit.
Baillie tha se çështja e këtij vogëlushi ka ngritur shumë diskutime në qeverinë skoceze.
Baillie pretendon të detyrosh fëmijët të veshin uniforma mund të jetë stresuese për ata që kanë prirje të ndryshme seksuale.
Ne duhet të heqim dorë nga këto praktika diskriminuese dhe duhet të lejojmë fëmijët tanë që të shprehin veten e tyre.