E Shtunë, 31 Tetor 2026

Preferoj terroristin se është më i zgjuar e fiton gjithmonë

Albina Hoxha

Orët e shumta që fëmijët dhe adoleshentët kalojnë në internet po bëhen gjithnjë e më shumë shqetësuese për prindërit, të cilët duket patur pak njohuri nga teknologjia, nuk dinë se ka mundësi ku ata mund të filtrojnë faqet e internetit, në mënyrë të atillë që të pengojnë që fëmijët të kenë akses në informacion apo në ndërveprime që mund ti dëmtojnë.
Fëmijët, nga ana e tyre, duket se kanë krijuar një varësi të fortë ndaj lojërave në internet. Sipas statistikave të fundit janë me qindra mijëra minorenë që kanë akses të ëprditshëm dhe jo të sigurt në internet. Mjafton të jenë përballë kompjuterit dhe kanë se çfarë të bëjnë, që nga lojrat, facebook-u, chat dhe faqe të ndryshme online.
Por loja e preferuar nga adoleshentët dhe fëmijët përveç pokerit në facebook është counter strike, ku fëmijët në përgjithësi pëlqejnë të luajnë rolin e terroristit ndërsa adoleshentët policin. Zgjedh terroristin sepse është më i zgjuar dhe fiton gjithmonë, thotë njëri prej tyre. Policët atij i duken të paaftë! Loja aplikon sisteme të sofistikuara dhe imazhe shumë afër detajeve të realitetit, ku një grup terroristësh tenton ti shpëtojë ndjekjes nga policët. Pak a shumë, siç ndodh dhe në jetën reale.

Qëndrat e internetit në lagje të kryeqytetit i gjen tashmë të mbushura veçanërisht në mbrëmje dhe kjo ka bërë që një pjesë e mirë e interneteve të qëndrojnë të hapura edhe 24 orë. Gjatë bisedave me punonjës në pika të ndryshme të kryeqytetit ata theksojnë se klientët e tyre më të mirë janë gjimnazistët, të cilët kalojnë shumë kohë përpara kompjuterit.

Prindërit vihen në vështirësi sepse nuk dinë se si të sillen me fëmijët e tyre. Një pjesë e tyre shprehen se u kanë kufizuar kohën përparë kompjuterit dhe se e kanë vendosur kompjuterin në kuzhinë aty ku ata mund të kontrollojnë se çfarë faqesh shikojnë fëmijët e tyre.

Fëmijët dhe adoleshentët e përdorin internetin për gjithçka

Interneti është i dobishëm për ta. Falë tij fitojnë aftësi, përvoja dhe njohuri të reja, por njëkohësisht ekzistojnë edhe rreziqe reale që mund të ndikojnë në privatësinë dhe sigurinë vetjake të tyre, madje mund ta vënë në pyetje sigurinë e gjithë familjes. Përdorimi i internetit i ka çuar fëmijët deri në gracka pedofilie, por jo vetëm kaq. Nëpërmjet internetit shumë fëmijë të moshës 13-15 vjeç komunikojnë me persona të panjohur, ku në mjaft raste bisedat vijojnë edhe me takime që përfundojnë në marrëdhënie seksuale, raportojnë psikologët. Por ata mendojnë se pavarësisht rreziqeve të shumta që vinë nga interneti është gabim që tu ndalohet qasja te të gjitha përmbajtjet dhe mundësitë që ofron ky lloj shërbimi. Por fëmijët përdorin internet në vende të ndryshme: në shtëpi, në shkollë, te shokët, në qendra interneti etj., kështu që është shumë i vështirë kontrolli mbi ta. Ndaj duhet vendosur raport miqësor dhe korrekt me fëmijët dhe tua shpjegoni gjërat për të cilat duhet të kenë kujdes derisa janë online.

Vendosa kompjuterin në kuzhinë që ti kontrolloja më mirë

Ajo tregon se e ka shumë të vëshirë të kontrollojë kohën që ata kalojnë përpara kompjuterit. Kalova kompjuterin nga dhoma e fëmijëve në kuzhinë sepse vura re që qëndronin natën deri vonë. Rrëfen se në këtë mënyrë vazhdimisht shikon se çfarë bëjnë përpara kompjuterit. Vajza zokonisht qëndron në facebook ose dëgjon muzikë. Ndërsa djali përveçse luan lojrat e facebook-ut vazhdimisht del dhe më thotë se do të luaj në internetin e lagjes me shokët, një lojë në grup terrorista policë… tregon se është e shqetësuar sepse kjo mund të ndikojë tek ata por shpesh herë nuk di si të sillet sepse mundohet të kuptojë fëmijët e saj. Nga ana tjetër e kupton se ky lloj kontrolli ndoshta nuk është i shëndetshëm.

Më mirë ta kem internetin në shtëpi

Ledi është shitëse dhe ka dy fëmijë, dy djem 13 dhe 15 vjeç. Thotë se e ka parë të domosdoshme të paguajë për ta patur internetin në shtëpi. Vazhdimisht çunat më kërkonin lekë për në internet, do bëjmë detyrat, dua një informacion dhe gjëra të tjera. Kuptova se po shpenzonin shumë në internet. Nuk i kontrolloj dot sepse puna nuk më lejon por e di që qëndrojnë deri vonë përpara kompjuterit. Nganjëherë zihen me njëri-tjetrin kush e ka radhën tani.

Ani, 12 vjeç: i harxhoj të gjitha lekët në internet

Luan gjithmonë në internet dhe loja e tij e preferuar është counter strike. Thotë se luan pas mësimit dhe qëndron në internet sa të ketë lek në xhep. Më pëlqen shumë të vras policët, sepse janë shumë budallenj. Rrëfen se nganjëherë harrohet në lojë dhe vjen e merr gjyshja tek interneti. Luaj vetëm, por kur vinë shokët më pëlqen të luajmë shumë, jam terrorist i mirë.

Fabio është 18 vjeç, gjithë natën para kompjuterit…

Qëndron 5-6 orë në internet dhe nganjëherë qëndron gjithë natën. Në darkë luan 3-4 orë me shokët. Zakonisht luaj si polic sepse më pëlqen të vras të gjithë kriminelët. Ndërsa në darkë luaj online në facebook poker. Vazhdimisht më thonë prindërit të fle por unë shtrihem sa i zë ata gjumi dhe më pas ngrihem të luaj.

Psikologia, prindërve: Bisedoni, bëni marrëveshje me fëmijët

Ilisa Polena, psikologe, mendon se orët që fëmijët nga mosha 13-15 vjeç kalojnë në internet apo në lojëra të ndryshme janë alarmante. Ajo u bën thirrje prindërve që të bisedojnë me fëmijët për çdo problem të tyre, të caktojnë orare studimi dhe pushimi. Të respektojnë marrveshjet që bëjnë me fëmijët, të motivojnë fëmijët kur sillen mirë të japin shpërblime modeste. Deri në moshën 13 vjeç prindi duhet të jetë pranë fëmijës kur ai navigon në internet. Prindërit mendojnë se duke e pasur fëmijën në shtëpi e kanë të sigurtë por nuk është kështu nëse ai kalon shumë orë përpara kompjuterit. E kanë gabim kur i thonë fëmijës se ne ti kemi plotësuar të gjitha kushtet materiale. Fëmijët duhen monitoruar, kështu shprehet psikologia Ilisa. Në internet informacioni që marrin nuk është i saktë është shabllon. Përpara kompjuterit fëmija i lejon gjithçka vetes. Krijon një identitet të tij dhe sillen ashtu si duan ata.

Psikologia tregon se në bazë të një studimi që ka bërë nga mosha 10-15 vjeç ka kuptuar se fëmijët 10-13 vjeçshohin në ditë 2-3 orë televizor, një orë kompjuter dhe 3-4 studiojnë. Ndërsa për moshën 13-15 vjeç situata është ndryshe qëndrojnë tër kohës në internet edhe emisionet televizive i shohin aty, dhe studiojnë maksimumi deri ne 2 orë në ditë. Adoleshentët duan vetëm veten dhe shoqërinë. Psikologia tregon se ata e kalojnë ditën duke shkruar statuse ne facebok, duke marre disa like… këto u shërbejnë si stimuj. Ço gje rrotullohet rreth vetes dhe moshatarëve të tyre. Janë gjithë kohës në një jetë virtuale, nuk zhvillojnë imagjinatën. Janë të varfër në ide, dembelë dhe pa fantazi. E krijojnë përsonalitetin në bazë të figurave të gatshme, shabllone.

Edhe emisionet e ndryshme humoristike ndikojnë negativisht tek ata. Loja e preferuar e fëmijëve janë lojrat e dhunshme, me vrasje. Vazhdimish ata zgjedhin të jenë figura më e fortë, terroristi sepse janë mësuar me idenë se policët janë të paaftë, të paditur dhe merren nëpërkëmbë… Kjo bën që shembulli i tyre të jetë i forti i lagjes, ai që vishet bukur, që ka makinë të bukur, ai që e bën ligjin tek të gjithë… dhe kjo është shumë negative, shprehet psikologia. Tregon se në bazë të studimit të saj ishte shumë shqetësues fakti që fëmijët shikonin vetëm filma horror dhe Gymyshin dhe që të dyja janë shumë gabim. E para sepse fëmijët bëhen të pandjeshëm dhe e shohin dhunën si një gjë normale. Ndërsa e dyta sepse ata

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›