Djemtë e r(r)ezikshëm të Xhelal Bashës
Public Enemy
1./
Nuk po duronte dot më gjatë. Kishte ditë që po gërryente vetveten për brenda. Lëngonte e gulçonte pa zë këtë vapë të hidhur qershori e madje hijen ndanë trotuarit e lëshonte e sforcuar thjesht për ti përshëndetur lamtumirërisht kalimtarët. Sharrimi i lisit 200 vjeçar te Galeria e Arteve e pati idhnuar keqas. Brenga e kishte fundosur edhe më sidomos kur shikonte shoqet e saj pak metra më larg te Parku i Madh tek priteshin dhe masakroheshin kafshërisht. Me shpresën se masakra të tilla do të mund të ndaloheshin, zgjaste kokën sipër murit të Ambasadës Amerikane për të dëgjuar ndonjë lajm të mirë, por zhgënjehej shpejt pasi prej aty vetëm hipokrizi dhe oportunizëm bajat gatuhet këto 17 muajt e fundit. E ndjente se afshi i një depresioni të rëndë i vërvitej sa nga rrënjët e sa nëpër degë, ndërsa trafiku i rënduar i makinave në rrugë vetëm e tulaste dyfish. Nuk e emociononin më ata pak zogj që i fluturonin herët në mëngjes mbi degët e gjelbra, as zhurma dhe të qeshurat e studentëve nuk e sillnin dot në terezi. E kuptonte se Tirana tashmë nuk ishte më e saj dhe e shoqeve të tjera, qyteti po e urrente jashtëzakonisht klorofilin, ndaj vendimin final e bluajti në indet e trungut aq gjatë sa mëngjesin e kësaj dite vendosi ta bënte.
Gështenja e egër e Rrugës së Elbasanit kreu vetëvrasje rreth orës 9 e 10 minuta të martën e fundit të muajit të gjashtë të këtij viti duke u hedhur mbi asfaltin e zi, duke u larguar përfundimisht nga jeta me vetëdije të plotë.
Ka zëra që thonë se ishte treguar e kujdesshme duke mos lënduar asnjë makinë apo këmbësor në momentin kur rruga dhe trotuari ishin të bardhë. Disa të tjerë flasin se vetë pema i kishte pëshpëritur në vesh policit roje të Ambasadës duke i treguar për vetëvrasjen, ngaqë ka kohë që i mungojnë zhurmat e fëmijëve jetimë të Zyber Hallullit, pasi jetimorja e tyre ka nisur të rikonstruktohet, por deri tani vetëm vidhet e nuk punohet. Dikush pëshpëriste se pemës i ishte refuzuar azili politik nga Ambasada Amerikane, pasi kërkonte me ngulm të zhvendosej në oborrin e vetë ambasadës, ngaqë po tmerrohej prej masakrës që Bashkia e re po u bën pemëve të tjera nëpër qytet. Një tjetër thashethem tregon për një dashuri të vjetër në distancë mes Lisit të Galerisë dhe Gështenjës së Rrugës së Elbasanit, e cila u ndërpre në mes nga fati nopran i një sharre të ndyrë komunaleje
Gështenja e rrugës së Elbasanit nuk jeton më. Porsi një zonjë e rëndë me nerv, me sedër, me ego, me karakter të pastër natyror i iku realitetit fantazmagorik të frymorëve të këtij vendi. Iku ngase çdo ditë shikonte sesi po i ngushtohej hapësira me të cilën komunikonte me diellin, qiellin dhe shpendët. Tirana po këmben pranverën me betonin dhe zyrtarisht po konvertohet në qytetin e ajrit të racionuar. Gështenja, porsi qindra e mijëra pemë të kryeqytetit, i iku kësaj bote e vuajtur pse lulet e saj mezi çelnin dhe pjalmi bashkë me nektarin e tyre thjesht thahej pa u ngjizur diku. Pemëve të Tiranës porsi murgeshat e ngrata tashmë u mungojnë korrierët e tyre legjendarë bletët, flladet, fluturat dhe zogjtë pa të cilët stafeta e jetës ndërpritet në mes. Tiranës i shkulen dhe i sharrohen përditë lule dhe pemë, ndërkohë që i mbijnë pa fund mediokrit dhe mendjembyllurit.
Është shumë e thjeshtë për tia bërë llogaritë Tiranës, por neglizhenca e Edi Ramës na pengon disi. Duhet ti dorëzonte Lulzim Bashës inventarin e luleve, stolave, pemëve, kilometrave linearë me asfalt dhe taksapaguesit të ngrinin zërin e të bërtisnin fort:
-Ku është pema që mbolli gjyshi im, pse e sharrove o i sharruar?
-Ku është stoli ku u puthën prindërit e mi, pse e shkatërrove o i shkapërdhyer?
-Ku janë lulet që mbollëm vetë, pse i shkule o i shkulur???
Tirana po i largohet diellit dhe qiellit. Po thahet përditë e abandonuar prej florës, faunës. Tiranën tashmë po e braktisin shpirtërisht edhe gjindja e lodhur prej politikash perverse tribale. Tirana nuk prodhon më art e kulturë, sport e letërsi. Tirana nuk është më e vajzave të bukura plot stil e sharm, por u kthye si në Pigal për Aurelën e Lulit dhe Monën e Lilit. Tirana nuk është më qyteti i djemve të gjatë simpatikë e zhurmues, por u kthye në qytet hamam për intelektualët e Forumit për Tiranën. Tirana ka kohë që po popullohet nga gostet dhe hijet, nga njerëz me arsye dhe shpirtra të tharë, nga posesivë shkurtpamës, nga dalëzotësa bukëshkalë e pijanecë
Tiranën e morën dhe dëmet plot plagë vështirë ti shërohen këto dekada që vijnë. Tiranën e duan ta kenë vetëm ata defiçentët e zbritur prej sofrave bosh e prej djepave të përmbysur.
Tiranën do që ta ketë vetëm Sandri lezhjani me Blend pogradecarin, e vetëm ata të shfaqen në Klanin e tyre. Vetëm ata të kenë dhe mikrofonin dhe kamerën, vetë ti bëjnë lajmet, vetë ti lexojnë dhe vetë ti shikojnë ato lajmet plot shantazhe.
Tiranën e do ta ketë vetëm Xhoz profesionistja shkodrania, e vetme të flasë nga foltorja e parlamentit, vetë të pyesë, vetë të përgjigjet, vetë të jetë pozitë dhe opozitë.
Tiranën e do ta ketë i vetëm Ridvan devolli financieri, e vetë të blejë biletat e lotarisë kombëtare, vetë të hedhë goglat, vetë të shpallet fitues dhe vetë të përlajë çmimet e mëdha.
Tiranën e do ta ketë të tijën skraparlliu (H)Ilir Meta, vetë të dalë të vjedhë, vetë të fusë dorën e majtë në xhepin e djathtë, vetë të shfaqet i filmuar e vetë të shpallet i pafajshëm, e vetë të ulërasë hajduti nuk jam unë!
Tiranën e do ta ketë të tijën korçari Samir, vetë të shkojë te Teg-u i tij, vetë të hapë dyqanin, vetë të shesë, vetë të blejë dhe vetë të bëjë hesapet sa fitoi.
Tiranën e do ta ketë të tijën edhe hollandezi i Xhelalit, por ndryshe nga këta më sipër i frikësuar nga gruaja e tij labe Aurela e Xhaferrit të Vefa-s, është porositur që në valle të fusë edhe kunatin e tij, Erjon Isuf llapushin, aristokratin që bëri dasmën me kapele te Sheratoni
Tiranën e duan vetëm këta. Këta të porositurit e doktorit që marrin përditë mesazhe si tia shkulin pemë e lule. Këta që i shqetëson gjelbërimi sepse u kujtohet vendlindja. Këta që duan ta çngjyrosin kryeqytetin e tyre.
Nuk kanë faj, kanë marrë porosi të rënda.
Doktori e do të zhveshur Tiranën nga gjelbërimi sepse pemët, lulet, bari e kthejnë pas në kohë dhe trembet. I kujtohet Lëndina e Lotëve në Viçidol tek kulloste dhitë një pasdite dhe ndjeu se dikush e shtriu në tokë dhe iu fikën llambat e syve. Ishte çobani i fshatit përballë, i cili herë-herë i shfaqet si grek, herë si opozitar, herë si gazetar dhe i duhet ta luftojë deri në fund.
Edhe Luli e do të zhveshur Tiranën nga gjelbërimi sepse pemët, lulet, bari e kthejnë pas në kohë dhe trembet. I kujtohet parku i famshëm Bloeyendael i Utrechtit në Hollandë. Ishte i ri, student atëherë kur miku i tij i ndjeri Barend Cohen e shëtiste për të njohur skutat e qytetit dhe ndjeu se dikush i futi duart dhe iu fikën llambat. Ende nuk i janë ndezur që atëherë.
2./ Adi Krasta 40 gradë
Si të kam i nderuar Adi? Si të kam ish pedagogu im?
