Djemte flasin ne ballkon

29/01/10 19:38
Ne dhomen e gjumit vajzat flasin. Ne nje moment ne dhome hyjne Seldi dhe Gjimi te cilet shtrihen bashke me vajzat. Pas tyre hyn edhe Edi. Te gjithe flasin dhe bejne shaka, ndersa te tjeret jane duke perfunduar pastrimin. Erjoni dhe Hakiu rregullojne tavolinat dhe karriket. Pas sistemimit te shtepise djemte dalin ne ballkon dhe pine cigare. Aty ata flasin per punet. Meraku i Erjonit dhe Jetmirit mbetet dhoma e gjumit. Ata planifikojne se si do te pastrojne dhomen e gjumit neser, kur te zgjohen nga gjumi. Nder te tjera djemte flasin edhe per kontributin e vajzave ne pastrimin e shtepise. Jetmiri thote:-ato duhet te jene te ndergjegjshme per punet. Nder te tjera ata diskutojne edhe per proven e javes dhe buxhetin qe do te kene pas saj. Madje ata bejne edhe thashetheme per Domeniken dhe Pamelen. Sipas Jetmirit, Pamela dhe Domenika nuk i duan vajzat e tjera pasi ato shkojne mire me djemte. Ndersa Gjimi tregon nje rast ku sipas tij, Domenika ishte bere xheloze pasi ai ishte afruar me Bertinen. Diskutimet dhe bisedat e tyre vazhdojne edhe per banoret e tjere. Madje ata hedhin edhe supozime se si mund te ndyshoje sjellja e atyre qe do jene ne nominim.