E Shtunë, 31 Tetor 2026

Djemte perpjekje te vazhdueshme per te zgjuar vajzat

Liami e Edi qendrojne ne kuzhine duke ngrene mengjes e hedhin hipoteza se sa mund te jete ora e me pas komentojne kengetaret qe degjojne ne sfond. Nderkohe Arbri qendron ne oborr me oborr me Dritanin e Metin. Arbri u propozon djemve qe te zgjojne banoret qe jane ende ne gjume po Meti nuk e mbeshtet ndersa Tani eshte dakort me idene e Arbrit duke thene se do te bejne mire nese i zgjojne banoret pasi ata nuk i lene te flene naten. Dritani shton se duhet te gjeje menyren per ti zgjuar qe te mos beje si Liami e ta akuzojne se po imiton ate.

Edi u thote djemve se do te beje banjo dielli pas pak pasi ka dite qe pret te dale dielli e me pas shkon ne dhomen e gjumit per te zgjuar pjesen tjeter te banoreve. Ne fillim shkon tek Gerta e i thote te zgjohet pasi jashte eshte shume kohe e mire e Oles i thote te zgjohet sepse ka dale dielli por vajzat nuk reagojne. Arbri shkon ne dhome dhe lag banoret per ti zgjuar por Liami e sheh ne kohe dhe shpeton pa u lagur. Liami mban nje ene me uje per te lagur Tanin por ai i sheh dhe Liami nuk e lag.

Pas djemve zgjohet Genta e shkon ne oborr duke biseduar me Liamin. Ky i fundit ben shaka me Genten duke i thene se ka 5 jave qe fle gjume ndersa shume banore te tjere jane larguar. Genta pergjigjet se ata te dy qenkan finaliste atehere duke supozuar se ka ardhur java e finales. Liami i thote se me pare duhet te largojne dhe Dritanin nga shtepia e teksa ky i fundit u afrohet Liami e therret Peshkatar me rrjeta te grisura.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›