E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Dmitry Peskov: Operacioni në Ukrainë është shumë i vështirë

Operacioni ushtarak i Rusisë kundër Ukrainës është shumë i vështirë, por do të vazhdojë. Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i cili shtoi se qëllimet e caktuara nga Rusia, janë arritur brenda një viti, raporton The Guardian.

“Operacioni special ushtarak vazhdon. Ky është një operacion shumë i vështirë dhe, natyrisht, qëllime të caktuara janë arritur brenda një viti”, tha Peskov teksa shtoi se, Rusia ka arritur të dëmtojë rëndë makinën ushtarake ukrainase dhe kjo gjë do të vazhdojë.

Ukraina vazhdon të bombardojë pjesët lindore të vendit të pushtuara nga Rusia dhe sipas Peskov, kjo tregon nevojën për të vazhduar konfliktin dhe për të shtyrë forcat pro-Kiev.

“Ne ia dolëm ta mposhtim makinën ushtarake ukrainase mjaft pak”, tha Peskov, duke vënë në dukje se Rusia kishte nisur sulme të panumërta raketore kundër, siç tha ai, objektivave ushtarake në të gjithë Ukrainën.

Ukraina akuzon Rusinë për shënjestrimin e objektivave kryesisht civile, një akuzë që Moska e mohon.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›