Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Na duhet më shumë kohë për ofensivë

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka thënë se vendit të tij i duhet më shumë kohë për të nisur një kundërofensivë të shumëpritur kundër Rusisë, pasi ushtria ka ende nevojë për ndihmën e premtuar perëndimore.
Sulmi i pritshëm mund të jetë vendimtar në luftë, duke rivizatuar vijat e frontit që për muaj të tërë kanë mbetur të pandryshuara.
“Me atë që kemi, ne mund të shkojmë përpara dhe të jemi të suksesshëm. Por ne do të humbnim shumë njerëz. Unë mendoj se kjo është e papranueshme. Pra, ne duhet të presim. Na duhet ende pak më shumë kohë“, tha ai në selinë e tij në Kiev, raporton BBC.
Zelensky hodhi poshtë frikën për humbjen e mbështetjes së SHBA-së nëse presidenti Joe Biden, i cili është zotuar të mbështesë Ukrainën për aq kohë sa duhet, nuk rizgjidhet në vitin 2024.
“Ukraina”, tha ai, “gëzonte ende mbështetjen dypartiake në Kongresin e SHBA”.
“Kush e di se ku do të jemi kur të ndodhin zgjedhjet? Unë besoj se do të fitojmë deri atëherë”, tha ai.
Presidenti Zelensky ka ofruar një propozim paqeje prej 10 pikash, duke bërë thirrje për kthimin e të gjithë territorit të pushtuar, pagesa të dëmshpërblimeve për dëmet e lidhura me luftën dhe krijimin e një gjykate speciale për të ndjekur penalisht krimet e luftës ruse, një plan që Moska e ka hedhur poshtë kategorikisht.
Kur dhe ku do të ndodhë shtytja e Ukrainës nuk dihet ende. Forcat ruse kanë fortifikuar mbrojtjen e tyre përgjatë vijës së frontit 1,450 km (900 milje) të gjatë, e cila shkon nga rajonet lindore të Luhansk dhe Donetsk në Zaporizhzhia dhe Kherson në jug.
Për momentin nuk ka asnjë mundësi reale për bisedime për t’i dhënë fund konfliktit, pasi të dyja palët thonë se do të luftojnë deri në fitore.

/rtsh.al/