Do doja ta vras Berishën, PD: Rama inkurajoi qytetarin. Të kërkojë ndjesë
Tiranë- Partia Demokratike përmes një deklarate për shtyp dënon ashpër qëndrimin e kryesocialistit Rama mbi deklaratat e një përkrahësi të PS-së i cili shprehu dëshirën për të vrarë kryeministrin Berisha.
Dje në mbrëmje, ndërsa Rama i mbushte qytetarët me pesimizëm në një prej takimeve të Partisë Socialiste, një prej mbështetësve të Ramës deklaroi se do të kishte dashur ta vriste liderin e zgjedhur në mënyrë demokratike të Shqipërisë.
Por Rama nuk e dënoi këtë veprim.
Përkundrazi, Edi Rama u përgjigj duke e inkurajuar qytetarin duke i thënë se do ti duhej të qëllonte në shenjë për shkak të antiplumbit.
A mos beson Edi Rama se largimi me dhunë i një qeverie është veprimi i duhur?
A mos mendon Edi Rama se vrasja është veprimi i duhur?
Edi Rama duhet ta dënojë këtë koment mënjëherë dhe të kërkojë ndjesë për heshtjen e tij. Kjo nuk është hera e parë që Edi Rama nxit dhunë në zgjedhje dhe për këtë atij duhet ti vijë turp,-thuhet në deklaratën e PD-së për mediat ku theksohet se dhuna nuk ka vend në Demokraci!