E Diel, 1 Nëntor 2026

Ikona e futbollit Pelè promovon Balotelli-n: Më pëlqen shumë stili i tij

pele“Më pelqen Italia. Sepse në ngjarjet e mëdha performon mirë. Balotelli? Më pëlqen stili i tij, ai është një sulmues i vërtetë”,-kështu ka deklaruar vetëm pak ditë përpara fillimit të Kupës së Konfederatave, ikona e futbollit botëror Pele për ekipin kombëtar italian dhe për sulmuesin e tij kryesor, i cili të dielën do të debutojë kundër Meksikës.

“Balotelli është një sulmues i vërtetë, me të vërtetë më pëlqen se si ai luan, sepse ai përdor lëvizjet fizike të tij për të marrë hapësirë në mes të kundërshtarëve. Stili i tij që unë dua, unë kam qenë i impresionuar nga forca e tij sulmuese”,-tha Pele.

Pele ka folur edhe për organizimin në Brazil të Kupës së Botës 2014: “Brazili nuk është gati. Ky është një fakt. Por, me cilësinë që lojtarët tanë kanë gjithmonë mund të kemi një ekip të fortë dhe Felipao (Scolari ed) është një trajner i cili ka përvojë të madhe. Ne jemi të fortë në mesfushë dhe në mbrojtje, ofensiva duhet të organizohet”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›