Do japë dorëheqjen? Elon Musk gjen CEO-n e ri të Twitter
CEO i Twitter, Elon Musk, tha të enjten se ai ka gjetur një shefe të re ekzekutive për platformën e medieve sociale dhe se ajo do të fillojë punën në krye të 6 javëve që vijnë.
“Roli im do të kalojë në të qenit kryetar ekzekutiv dhe CTO, duke mbikëqyrur produktin, softuerin dhe sistemet kompjuterike”, shkroi Musk në Twitter.
Ai tha se në nëntor do të reduktojë kohën e tij në Twitter dhe të gjente një udhëheqës për drejtimin e kompanisë së medieve sociale, të cilin nuk e ka bërë të ditur se kush mund të jetë.
Mendohet se kjo deklaratë nga Musk, ka të bëje me shqetësimet që kanë shfaqur investitorët e Tesla-s, për shkak të kohës që ai po i kushton Twitterit.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
