E Shtunë, 31 Tetor 2026

Do luajmë bukur nëse do Abramovich

Jose Mourinho ka treguar se ai do aplikoj lojën e bukur të futbollit nëse atë e dëshiron presidenti, Roman Abramovich.

''Ne duam t'i bëjmë fansat e lumtur duke fituar,duke luajtur mirë dhe normalisht me mentalitetin fitues. 'Nëse presidenti do atëherë ne do luajmë futboll, por fansat e dinë se ndeshja ka tri opsione, fitorja, barazimi dhe humbja. Megjithatë ne duam që gjithmonë t'i mbajmë fansat e lumtur'', tha portugezi.

Kujtojmë se Jose Mourinho pas pakënaqësive të mëdha me pronarin rus të klubit londinez në vitin 2007 ishin larguar për tu kthyer vetëm këtë verë./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›