Napoli ofertë për Erik Lamela

Trajneri i ri i Napolit, Rafael Benitez, është i dashuruar në talentin argjentinas të Romës, Erik Lamela. Kjo ka bërë që drejtuesit napolitan të zgjojnë interesim menjëherë për numrin 8 të ‘verdhekuqëve’.
Oferta e Napolit peshon 20 milion euro, ku Lamelës do t’i ofrohet kontratë shumë vjeçare dhe do të përfitoj 3.5 milion euro në stinor. Megjithatë, besohet që Roma do të refuzoj këtë ofertë, pasi që Lamela konsiderohet si i pashitshëm./indeksonline/