E Shtunë, 31 Tetor 2026

Do prishen te gjitha ndertimet pa leje pergjate bregdetit

Kryetari socialist ka deklaruar gjatë një konference për shtyp në Vlorë, se do të prishen të gjitha ndërtimet pa leje pranë bregdetit. Ai premtoi se me të nisur punë qeveria e tij, do të përgatisë një paketë të re ligjore për këtë çështje.

Konkurs ndërkombëtar për planin e zhvillimit hapësinor të Qarkut Vlorë. Ky është premtimi që kryetari socialist Edi Rama, ka bërë gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët. Nën petkun e kryeministrit të ardhshëm, Rama paralajmëroi se do të shemben të gjitha ndërtimet pa leje ngritur përgjatë bregut.

Rama tha se një ndër projektet e para të qeverisë së tij, do të jetë një paketë ligjore për ndërtimet pa leje.

Për zhvillimin e bregdetit do të ngrihet Agjencia Kombëtare e Bregdetiti, e cila do të përcaktojë kriteret e zhvillimit të gjithë pasurisë detare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›