Do ta blejë United, për "shkak" të emrit të tij

Manchester United është në prag të marrëveshje për blerjen e talentit spanjoll, portierit David Gil. Ajo që çudit më shumë është, emri i talentit spanjoll i njejtë me atë të drejtorit sportiv të Manchester United, David Gil.
Madje mediat spanolle ishin në humor duke shkruar se United do ta blejë të riun spanjoll vetëm se e ka emrin e tillë.
Gil është 16 vjeçar dhe konsiderohet si pasardhës i David De Geas, ndërsa është portieri i përfaqësueses U16 të Spanjës.