Torresi i Liverpulit VS Torresi i Chelseat

Fernando Torres në ndeshjen e djeshme ndaj Swanseas e ka realizuar paraqitjen e tij të 100-të te Chelsea. Mediat angleze kanë bërë një përmbledhje të Torresit në 100 ndeshjet e tij me Liverpoolin dhe Chelsean.
Torresi i veshur me të kuqe njihej si një nga sulmuesit më të mirë në botë duke shkëlqyer me Liverpoolin.
Në 100 ndeshjet e para, Torres me Liverpulin kishte shënuar 61 gola. Pas 100 ndeshjeve të para me Chelsea, sulmuesi spanjoll ka shënuar vetëm 26 gola duke mos i shpaguar milionat e derdhura për të./Indeksonline/