E Shtunë, 31 Tetor 2026

Do të bëhet i pari kryetar shteti me kokën plot tatuazhe

Ai mund të jetë njeri i mbuluar me tatuazhe, por ky artist aspiron të bëhet i pari kryetar shteti plot me tatuazhe.

Ai ka të mbuluar 90 përqind të trupit të tij, megjithatë mendon se është kandidati perfekt për tu bërë president i Republikës Çeke.

Vladimir Franz shpreson të zëvendësojë Vaclav Klaus, në krye të shtetit që prej vitit 2003.

Franca e ka nisur tashmë fushatën elektorale.

Pamja e tij mund të krijojë një përshtypje të gabuar, por 53 vjeçari është aktualisht profesor i dramës në një universitet prestigjioz çek. Gjithashtu është një piktor i talentuar dhe një kompozitor i suksesshëm operash.

Dhe si qershi mbi tortë: ai është diplomuar për juridik dhe ka një doktoraturë në fushën e ligjit.

Franz, nga Praga, tani i ka hyrë politikës dhe po bredh për të siguruar 50 mijë firmat e nevojshme, që do i jepnin atij mundësinë për të kandiduar.

Vetëm brenda fundjavës ka mbledhur 8777 firma.

Frang është i divorcuar dhe thotë se ka një sens humori dhe një lidhje të fortë më natyrën.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›