iPhone 5 shënon rekord, shiten të gjithë telefonët më porosi
iPhone 5 ka nisur shitjen online të versionit të ri dhe për një ore kompania ka arritur rekord duke i shitur të gjithë telefonat me porosi. Dyqani online, që kishte nisur shitjen me porosi të telefonave, bëri me dije pas një ore, se porositë e reja nuk do të mund të jenë në dispozicion deri më 28 shtator, një javë pasi smartphone zyrtarisht do jetë në dispozicion nëpër dyqane të rregullta, raporton Vizion Plus.
iPhone 5 vjen me ekran 4inch, më i gjatë por me të njëjtën gjerësi. Trashësia e tij është 7.6 mm nga 9.3 që është versioni ekzistues dhe pesha është 112 gram. iPhone 5 ka të integruar sistemin 4G, që mundëson një navigim shumë herë më të shpejtë se sistemi aktual 3G. Ai ka gjithashtu një procesor dual kore a6, dy herë më i shpejtë në hapjen e të gjitha aplikacioneve version 4S. Sa i përket baterisë, iPhone 5 mban deri ne 8 orë kohë bisede ose 10 orë pune duke luajtur një video.