Mourinho , Del Bosque e Guardiola

Jose Mourinho, Vicente Del Bosque e Pep Guardiola janë futur në rrethin e ngushtë për të zgjedhur trajnerin më të mirë të vitit.
Befasisht në listë nuk është futur kampioni i Evropës me Chelsean, Roberto Di Matteo.
Mourinho u shpall kampion në La Liga me Real Madridin dhe fitoj Superkupën e Spanjës, Del Bosque e bëri kampion Evrope Spanjën, ndërsa Guardiola fitoj Superkupën e Evropës me Barcelonën si dhe Kupën e Botës për klube duke mposhtur Santosin në finale.
Fituesi i këtij çmimi do të dihet me 7 janar./Indeksonline/