“Do t’iu vras”, panik në një shkollë në Serbi,15-vjeçari kërcënon nxënësit dhe mësuesit
Në një shkollë në komunën e Surcinit në Serbi ka ndodhur një tjetër incident. Mësohet se një nxënës ka kërcënuar se do të vriste shokët e klasës dhe mësuesen.
Sipas raportimit të medieve serbe nxënësi 15-vjeçar ishte përleshur me shokët e tij dhe më pas kishte kërcënuar se do të vriste duke iu drejtuar bashkëmoshatarëve.
Pas kësaj ngjarje ai është larguar nga shkolla, por është dërguar në spital nga Policia dhe ndihma e shpejtë.
Pas ekzaminimit 15 vjeçari është dërguar në policinë e Surcinit, ku në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë Publike për të Mitur, ndaj tij është ngritur akuza e rrezikimit të sigurisë. Nga ky incident nuk ka pasur të lënduar.
Kujtojmë se ky incident vjen pas masakrës së ndodhur pak javë më parë në një shkollë serbe, ku një 14 vjeçar vrau 8 nxënës dhe rojen e sigurisë.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
