Doda, firmos me Ristanin
Monitorimi i medias gjate fushates zgjedhore te ketij viti, si nje detyrim ligjor, bashkoi dje zyrtarisht per bashkepunim, Keshillin Kombetar te Radios dhe Televizionit me Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. Kryetarja e KKRT-se, Mesila Doda, kryetari i KQZ-se Arben Ristani dhe n/kryetarja, Deshira Subashi, nenshkruan dje ne ambientet e KQZ-se, Memorandumin e Bashkepunimit per monitorimin e mediave elektronike gjate fushates se zgjedhjeve te qershorit 2009. Gjate nenshkrimit te Memorandumit, Doda tha se KKRT eshte pergatitur per monitorimin e radiove dhe televizioneve, publike dhe private, duke rikonstruktuar Studion e Monitorimit dhe duke rritur kapacitetet monitoruese. Ne baze te Kodit Zgjedhor, KQZ-ja, perpara fillimit te periudhes zgjedhore, ngre Bordin e Monitorimit te Medias, i cili shfrytezon kapacitetet teknike qe disponon KKRT. Per rregullat, menyren dhe afatet e shfrytezimit te kapaciteteve teknike te KKRT-se per nevojat e monitorimit, KQZ-ja dhe KKRT-ja lidhin nje marreveshje bashkepunimi. Bordi i paraqet cdo dite KQZ-se, perfundimet e veta per diten pararendese. Radiot dhe televizionet publike dhe private ne Shqiperi jane te detyruara te regjistrojne te gjitha transmetimet e tyre gjate periudhes se fushates zgjedhore. Keto regjistrime ruhen per nje periudhe tremujore, pas perfundimit te zgjedhjeve dhe vihen me kerkese te KQZ-se, menjehere ne dispozicion te komisionit. Marreveshja e fundit e KKRT-se me KQZ-ne eshte nenshkruar per zgjedhjet e vitit 2005 nga ish-kryetari, Ledi Bianku.