E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taylor: Zgjedhjet, test i rendesishem

Ministrja e Shtetit per Mbrojtjen dhe Sigurine Nderkombetare ne Ministrine e Mbrojtjes te Mbreterise se Bashkuar, Baronesha Uinfrid An Taylor, thekson rendesine e reformave, qe ka ndermarre qeveria shqiptare, te cilat mundesuan anetaresimin ne NATO. Por ajo vlereson se "detyrat e shtepise" per vendin tone, nuk kane mbaruar me kaq. Zgjedhjet e pergjithshme parlamentare te 28 qershorit, vleresohen prej saj si nje test i rendesishem. "Do te kete monitorues qe do te vezhgojne keto zgjedhje dhe do te raportojne per to. Mendoj se eshte e rendesishme per Shqiperine si vend, dhe per Shqiperine si anetare e NATO-s, qe keto zgjedhje te vleresohen si te drejta dhe ecuria e tyre te jete ne menyren e duhur", Taylor. Gjate nje interviste per TV Klan, Baronesha Uinfrid An Taylor, thekson se keto reforma duhet te thellohen akoma me shume, ne funksion te aspirates se vendit tone per anetaresim ne BE. Baronesha Taylor, ka zhvilluar dje nje takim te vecante me kryeministrin Sali Berisha, me te ciline ndau arritjen e vendit tone, anetaresimin ne NATO si dhe mori garancine per zhvillimin e zgjedhjeve, sipas standardeve demokratike. Te njejten garanci mori dhe nga Presidenti Topi, gjate takimit me te. Takim zhvilloi dhe me ministrin e Mbrojtjes, Gazmend Oketa, ku dha vleresime te forta per ecurine e FA.

Si e konsideroni anetaresimin e Shqiperise ne NATO?

Anetaresimi ne NATO eshte shume i rendesishem per Shqiperine, eshte shume i rendesishem per rajonin dhe eshte shume i rendesishem edhe per vete NATO-n. Anetaresimi tregon progresin e madh qe Shqiperia ka bere deri me tani, per sa i perket reformave qe duheshin kryer per te qene nje kontribuuese ne komunitetin e gjere te mbrojtjes. Mendoj se kemi pare kontribute shume domethenese nga Shqiperia ne misionet paqeruajtese ne Cad, ne Bosnje Hercegovine dhe kontribute ne Afganistan. Por gjithashtu kemi pare reformat ne Ministrine e Mbrojtjes, te cilat tregojne drejtimet qe Shqiperia kerkon te beje ne te ardhmen. Mendoj se keto kane dhene siguri tek partneret e NATO-s, si dhe jane arritje domethenese per te qene anetare me te drejta te plota te NATO-s.

Pra, sipas jush nuk eshte vetem nje interes gjeopolitik i Aleances, per te anetaresuar vendin tone, por edhe merite e reformave te ndermarra nga qeveria shqiptare?

NATO nuk rekruton anetare, ANTO ka nje politike te dyerve te hapura dhe ato vende qe duan te anetaresohen duhet te permbushin kritere te caktuara. Keto perfshijne shnderrimin e Forcave te Armatosura efektive, te kene nje vendimmarrje politike demokratike. Mendoj se ndryshimet qe jane kryer kane qene shume te rendesishme. Ndryshime qe Shqiperia, do t'i merrte gjithsesi per te ecur perpara. Mendoj se eshte nje kombinim i ketyre ndryshimeve, te cilat jane pozitive per Shqiperine dhe arritjen e kerkesave qe ka NATO, sic permenda misionet paqeruajtese dhe aktivitet te kesaj natyre. Permendet rajonin...

Mendoj se ekzistenca, e vendeve qe jane stabile dhe qe mund te permbushin kriteret e NATO-s, eshte e rendesishme per cdo fqinj dhe per kete mendoj se eshte e rendesishme ne kendveshtrimin e NATO-s dhe ate te Shqiperise.

Theksohet nga lidere te ndryshem te vendeve anetare te Aleances, se sfida per Shqiperine nis menjehere pas anetaresimit. Sipas jush cila do te jete kjo sfide? A jane zgjedhjet parlamentare nje sfide e vertete per vendin tone?

Eshte e vertete se anetaresimi ne NATO, nuk eshte fundi i procesit. Eshte nje hap shume domethenes, por sigurisht qe ka edhe obligime po aq domethenese per anetaret e NATO-s. Ne presim qe vendet anetare te NATO-s te provojne kredencialet e tyre demokratike. Ne Shqiperi do te zhvillohen zgjedhjet e pergjithshme parlamentare pas pak kohesh dhe mendoj se shume njerez ne te gjithe boten, por ne menyre te vecante NATO dhe Bashkimi Evropian, do te shohin keto zgjedhje dhe do te kene pritshmeri te larte per prioritetet demokratike ketu, qe duhet t'i rrethojne ato. Ne dime se ka pasur ceshtje qe jane ngritur rreth kartave te identitetit dhe per regjistrimin. Do kete monitorues qe do te vezhgojne keto zgjedhje dhe do te raportojne per to. Mendoj se eshte e rendesishme per Shqiperine si vend dhe per Shqiperine si anetare e NATO-s, qe keto zgjedhje te vleresohen si te drejta dhe ecuria e tyre te jete ne menyren e duhur.

Mendoni se anetaresimi i Shqiperise ne NATO do te mund te pershpejtoje integrimin e saj ne Bashkimin Evropian?

Jam ne dijeni te ambicieve dhe aspiratave te Shqiperise per te qene anetare e Bashkimit Evropian. Nuk mendoj se ky eshte nje proces qe do te mund te ndodhe brenda nje nate. Mendoj se ka ndryshime qe ende duhet te kryhen. Keto ndryshime lidhen me sistemin gjyqesor, ndryshime ne luften kunder korrupsionit, ndryshime per klimen financiare, te cilat do te benin te mundur qe Shqiperia te arrinte te gjitha kriteret, qe do te ishin te nevojshme. Mendoj se ne qofte se Shqiperia do te arrinte te bente keto, dhe mendoj edhe per potencialet ne investime ketu, do te ishin shume domethenese. Mendoj se potenciali turistik per Shqiperine do te jete shume i rendesishme. Gjithsesi mendoj se Shqiperia ka nevoje te konsolidoje reformat qe ka ndermarre dhe t'i coje ato perpara, per te maksimalizuar potencialet e saj. Keshtu, mendoj se i gjithe ky progres do te merret parasysh kur te mberrije momenti per anetaresim ne Bashkimin Evropian.

Marre nga TV "Klan"


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›